E Shtunë, 31 Tetor 2026

MJ i Luksemburgut sot ne Tirane

Ministri i Jashtem i Luksemburgut, Jean Asselborn do te vizitoje sot Tiranen. Me ftese te ministrit te Jashtem shqiptar Lulzim Basha, kryediplomati i Luksemburgut, gjate qendrimit dy ditor ne Shqiperi pritet te zhvilloje takime te veçanta me autoritetet me te larta te vendit. Asselborn mberrin sot pasdite ne aeroportin e Rinasit, ndersa neser do te pritet nga ministri i Jashtem Lulezim Basha dhe me pas do te zhvillohet dhe nje konference e perbashket per shtyp. Ne qender te bisedimeve do te jene marrdheniet dypaleshe, ecuria e Shqiperise drejt integrimit evropian si dhe ceshtja e Kosoves. Ministri i Jashtem i Luksemburgut do te pritet nga presidenti i Republikes se Shqiperise Bamir Topi. Me pas do te zhvilloje takime te veçanta me kryeministrin Sali Berisha Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli si dhe me Kryetarin e PS dhe te Bashkise Edi Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›