E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moxhi therret 498 deshmitare

Jane 498 deshmitaret e thirrur nga Luçano Moxhi dhe avokati i tij per procesin e skandalit te futbollit italian, i njohur ndryshe si Kalçopoli. Gjyqi do te marre jete me 20 janar ne Napoli dhe ne liste jane shume emra te njohur, mbi te gjithe spikat ai i Kryeministrit Berluskoni.Moxhi me pak fjale ka thirur te gjithe presidentet e skuadrave te Serise A ne kampionatet qe hetohen, 2004/05 e 2005/06, pa haruar edhe kreret e federates ne ate kohe. Edhe akuza ka nje liste te gjate deshmitaresh, ata jane 108. Procesi duhet te zbardhe nese vertet ka ekzistuar nje sistem qe lehtesoi gjerat per Juventus nepermjet korruptimit te arbitrave. Pak dite me pare Moxhi u denua me nje vit e gjysme burg ne procesin mbi shoqerine Xhea.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›