E Enjte, 5 Nëntor 2026

MM: 8 vatra zjarri aktive në të gjithë vendin, 60 efektivë të FA në terren

TIRANË 7 gusht /ATSH/ 8 vatra zjarri janë aktualisht aktive në të gjithë territorin e vendit.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot lidhur me situatën e zjarreve në vend. Gjatë ditës së sotme, Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC ka raportuar shuarjen e 7 vatrave të zjarrit.

Puna po vijon deri në shuarjen përfundimtare të vatrave aktive në qarqet Vlorë, Shkodër, Korçë dhe Tiranë. Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se, asnjë nga këto vatra nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.

Në aksionet e sotme, përveç forcave të Emergjencave Civile të pushtetit vendor, u angazhuan edhe 60 efektivë të Forcave të Armatosura.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›