E Enjte, 5 Nëntor 2026

MOSKË – Forcat ruse avancojnë në lindje të Ukrainës

MOSKË, 21 korrik /ATSH-DPA/- Trupat ruse kanë pushtuar të gjithë qytetin Krasnohorivka në perëndim të DonetskUT – ndërsa vazhdojnë avancimin e tyre në Ukrainën lindore, njoftoi sot agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

“Qyteti, i cili shtrihet rreth 25 kilometra në perëndim të Donetskut – të pushtuar nga Rusia – ishte në duart e Rusisë, përveç disa rrugëve”, tha TASS.

“Raportet thanë se trupat ukrainase ishin dorëzuar dhe ishin zënë rob. Kishte ende shumë civilë në qytet, disa prej të cilëve ishin dërguar të sigurt – në pjesë të tjera të rajonit të pushtuar nga Rusia”, raportoi TASS.

Forcat ruse gjatë javëve të fundit kanë raportuar avancime graduale në rajon.

Kanali “Deep State”, i konsideruar i afërt me qeverinë ukrainase, konfirmoi progresin e forcave ruse në Telegram.

Ai shtoi se fshati Prohres në veriperëndim të qytetit Donetsk – kishte rënë në duart e forcave ruse pas rreth tre muajsh luftime.

“Forcat ruse nisën një sulm masiv të premten dhe forcat ukrainase u tërhoqën”, thuhet në raport.

Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për humbjet territoriale nga pala ukrainase.

Të dyja palët raportuan rrëzimin e shumë dronëve.

Rreth një e pesta e territorit të Ukrainës është tani nën kontrollin rus. Ndërsa Rusia ka aneksuar zyrtarisht rajonet Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, ajo nuk ka kontroll të plotë mbi to.

Pasi pushtoi Gadishullin e Krimesë dhe disa pjesë të Donetskut dhe Luhanskut në vitin 2014, Rusia nisi një pushtim në shkallë të plotë në shkurt 2022, të cilin Ukraina e ka luftuar me ndihmën ushtarake dhe financiare perëndimore. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›