E Diel, 1 Nëntor 2026

MOSKË – Kremlini: Pjesëmarrja evropiane në negociata nuk është shenjë e mirë

MOSKË, 17 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Pjesëmarrja evropiane në negociatat e Ukrainës “nuk është shenjë e mirë” për sa i përket rezultateve të pranueshme për Moskën, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje se kur priten kontakte të reja midis Rusisë dhe SHBA-së, Peskov theksoi se ‘’Moska së pari do të duhet të shqyrtojë rezultatin e negociatave që amerikanët po zhvillojnë me ukrainasit, me pjesëmarrjen e evropianëve”.

Kremlini ka rikonfirmuar refuzimin për një armëpushim për Krishtlindje në Ukrainë, pasi kancelari gjerman, Friedrich Merz i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin të ndalojë luftimet gjatë festës.

“Ne duam paqe, nuk duam armëpushim”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, duke argumentuar se armëpushimi për Krishtlindje do t’i lejonte Ukrainës të merrte frymë dhe të përgatitej për të vazhduar luftimet.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›