E Diel, 1 Nëntor 2026

MOSKË – Kremlini: Po përgatitemi të vazhdojmë konfliktin edhe në vitin 2026

MOSKË, 17 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Rusia po përgatitet të vazhdojë ofensivën e saj në Ukrainë “në vitin e ardhshëm”, theksoi ministri i Mbrojtjes Andrei Belousov në një takim të ministrisë ku mori pjesë Presidenti Vladimir Putin.

“Detyra kryesore për vitin e ardhshëm është të ruajmë dhe të rrisim ritmin e ofensivës që kemi arritur”, tha Belousov.

Sipas ministrit të Mbrojtjes, ‘’politikat evropiane dhe të NATO-s po hapin rrugën për një vazhdim të konfliktit në vitin 2026’’.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›