E Diel, 1 Nëntor 2026

MOSKË – Lavrov: Të ruhet armëpushimi SHBA-Iran

MOSKË, 20 prill /ATSH-AFP/ – Rusia bëri sot thirrje për ruajtjen e armëpushimit midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës  dhe Iranit, si dhe për vazhdimin e përpjekjeve diplomatike nën ndërmjetësimin e Pakistanit, pas një bisede telefonike mes ministrave të Jashtëm të dy vendeve.

“Pala ruse theksoi sërish domosdoshmërinë e ruajtjes së armëpushimit, i cili duhet të respektohet sipas parametrave të përcaktuar fillimisht dhe të shpallur nga ndërmjetësit pakistanezë”, njoftoi Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë, pas bisedës mes Sergei Lavrov dhe Abbas Araghchi.

“U theksua gjithashtu rëndësia e vazhdimit të përpjekjeve diplomatike për të shmangur daljen e situatës jashtë kontrollit dhe për të parandaluar një përballje të armatosur”, shtoi pala ruse.

Moska dënoi bllokadën detare të paligjshme të ngushticës së Hormuzit dhe sekuestrimin e një anijeje transporti iraniane nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas diplomacisë ruse, Irani ka garantuar kalimin pa pengesa të çdo anijeje apo ngarkese ruse nëpër Ngushtica e Hormuzit./  /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›