E Hënë, 2 Nëntor 2026

Braho, vizitë zyrtare në Departamentin e Drejtësisë në SHBA

TIRANË, 20 prill/ATSH/ Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit  të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), Klodian Braho, i shoqëruar nga një grup prokurorësh, zhvilloi një vizitë zyrtare në Departamentin e Drejtësisë në SHBA.

Në një postim në rrjetet sociale, Divizioni Penal në Departamentin amerikan të Drejtësisë bëri të ditur se takimi u zhvillua për të forcuar partneritetin kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm A. Tysen Duva dhe OPDAT pritën prokurorë dhe hetues nga SPAK në Shqipëri për të mirëpritur lidershipin e ri dhe për të forcuar partneritetin tonë në luftën kritike kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit transnacional”, thuhet në reagim.

Divizioni Penal në Departamentin amerikan të Drejtësisë vlerëson angazhimin e SPAK me Departamentin e Drejtësisë, ICITAP, FBI-në dhe DEA-n.

/m.m/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›