E Diel, 1 Nëntor 2026

MOSKË- Rusia paralajmëron intensifikimin e sulmeve ndaj Ukrainës pas deklaratave të Zelenskyt

MOSKË, 4 tetor /ATSH -ANSA/  – Rusia ka paralajmëruar se do të intensifikojë sulmet ndaj objekteve ushtarake dhe të industrisë së mbrojtjes në Ukrainë, si dhe ndaj infrastrukturës së lidhur me to, pas deklaratave të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për shtimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse.

Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se, pas deklaratave të Zelenskyt, sulmet ruse në Kiev dhe në rajone të tjera të Ukrainës do të shtohen. Moska e paraqiti këtë si përgjigje ndaj asaj që e cilësoi si kërcënim nga udhëheqja ukrainase.

Zelensky kishte deklaruar në një intervistë për Reuters se Ukraina do të shtojë sulmet ndaj rafinerive ruse, në përgjigje të intensifikimit të sulmeve ruse ndaj infrastrukturës ukrainase. Ai tha gjithashtu se Ukraina nuk synon civilët.

Paralajmërimi i Moskës vjen në një moment kur sulmet ruse ndaj infrastrukturës së Kievit janë intensifikuar, përfshirë goditjet ndaj urave mbi lumin Dnipro.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›