MPB-ja nuk e do Milija Milosheviqin në polici

Ministria që udhëhiqet nga Bajram Rexhepi nuk i ka trajtuar njëjtë Nenad Gjuriqin dhe Milija Milosheviqin, dy zyrtarë të policisë, të cilët nga inteligjenca e EULEX-it dhe policia e këtij misioni janë kapur duke bashkëpunuar dhe mundësuar kontrabandën e Zvonko Veselinoviqit. Gjuriq e Milosheviq ishin përjashtuar nga puna në të njëjtën kohë.
Derisa Gjuriqin e ka bërë drejtor, ani se e kishte larguar nga puna, Milosheviqin nuk po e kthen, ndoste Gjykata ka vendosur në favor të tij, shkuan Koha ditore.
Para disa javësh Gjykata Themelore në Mitrovicë ka hedhur poshtë vendimin e Reshat Maliqit për përjashtim nga puna ish-komandantin e stacionit në veri të Mitrovicës. Gjykata ka vendosur në favor të tij duke e urdhëruar MPB-në që ta kthejë në pozitën e njëjtë dhe në gradën e njëjtë, atë të kapitenit. Por, varësisht këtij vendimi ai nuk është kthyer në vendin e punës./Indeksonline/