E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lindja e Larget treg i ri per kromin dhe ferrokromin shqiptar

Tirane 12 tetor NOA - Lindja e Larget mund te jete nje treg i ri per mineralin e kromit dhe te ferrokromit shqiptar.

Ky fakt u theksua sot gjate nje takimi te ministrit te Ekonomise Ilir Meta dhe perfaqesuesve te kompanise DMC-ACR gjate se ciles u lancua bashkepunimi i kesaj kompanie me kompanine japoneze Marubeni dhe kompanine kineze Xian Aoqin.

Meta pershendeti bashkepunimin e kompanive serioze qe veprojne ne Shqiperi me kompanine japoneze Marubeni.

Ai u shpreh se eksporti i mineraleve dhe ferrokromit eshte nje nder drejtimet kryesore te rritjes se eksporteve tona dhe se keshtu do te vazhdoje edhe ne te ardhmen cka do te beje qe te kete nje rritje te produkteve Made in Albania edhe ne tregjet e rendesishme dhe cilesore aziatike.

Sipas zv/kryeministrit kjo tregon qarte se ekonomia jone po behet gjithnje dhe me atraktive per investitoret e huaj strategjike me produkte cilesore dhe konkurruese sikurse tashme jane edhe produktet e ferrokromit te Elbasanit.

Duke pergezuar dhe mbeshtetur kete bashkepunim mes DCM-ACR Holding me Marubeni-n gjigandin japonez si nje vlere e shtuar ne funksion te rritjes se biznesit te huaj ne vendin tone dua ti siguroj dhe njehere per mbeshtetjen dhe inkurajimin tone. Jo vetem per DCM-ACR por edhe te gjitha grupet e fuqishme ne kete fushe. Ne do ti inkurajojme jo vetem per te nxjerre mineralet por ne menyre te vecante per ti perpunuar dhe pasuruar ato ne vendin tone ne menyre qe vlera e tyre te rritet akoma me shume ne tregjet nderkombetare u shpreh Meta.

n.e/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›