MPJ: Ndjekim nga afër situatën në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka shprehur ngushëllime për vdekjen e policit në Kosovë. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, MPJ ka theksuar se po ndiqet nga afër situata e ditëve të fundit të krijuar në Kosovë.
“MPJ po ndjek me vëmendje zhvillimet e ditëve të fundit në veri të Republikës së Kosovës dhe shpreh keqardhjen për humbjen e jetës së një polici si dhe plagosjen e shumë të tjerëve nga dhuna e ushtruar”, theksohet në këtë deklaratë.
Ndër të tjera aty përmendet edhe mbështetjen e Shqipërisë për pavrësinë e Kosovës dhe shtrirjen e sovranitetit të saj në të gjithë territorin e Republikës së njohur ndërkombëtarisht nga 77 shtete, si një faktor paqeje dhe stabiliteteti në Ballkan.