E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani, përpjekje për rikthimin e Kaka

Mediat italiane informojnë se Milani po tenton të rikthejë në skuadrën e tij, yllin e Real Madridit, Kaka.
Zëvendëspresidenti Rossoner, Adriano Galliani, është duke kërkuar një marrëveshje huazimi për Kaka.
Me brazilianin, i cili po dështon të lërë mbresa në turneun në Amerikë, drejtuesit e Realit janë duke menduar seriozisht të shkurtojnë harxhimet dhe të lejojnë mesfushorin të largohet.
Milani është i interesuar për 12 muaj huazimi pa dëmshpërblim, për të nënshkruar marrëveshje të përhershme me Kaka, gjatë verës së ardhshme.
Paga e lojtarit megjithatë mund të jetë problem për kampionin e Italisë. Ndaj së bashku me huazimin pa pagesë, drejtuesit e Milanit shpresojnë të bindin presidentin e Realit, Florentino Perez, të mbulojë një përqindje të pagës së Kaka që transferimi të mund të realizohet
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›