MPJ: Shqiperia, gati te mbeshtese cdo veprim te NATO-s
Ministria e Jashtme konfirmoi dje mbeshtetjen ndaj SHBA-ve dhe NATO per cdo veprim qe do te ndermarre per zgjidhjen e konfliktit ne Siri. Ne nje deklarate per mediat, MPJ, Shqiperia mbetet e gatshme per ti dhene fund masakrimit te popullit sirian. “Duke ndjekur me shqetesim situaten ne Siri, Shqiperia ashtu sic eshte thene edhe ne deklaraten e Kryeministrit, me date 27 gusht 2013, ka qene dhe mbetet e gatshme te mbeshtese politikisht, por dhe me te gjitha mundesite, si vend anetar i NATO-s, SHBA-te dhe Aleancen e Atlantikut te Veriut, ne cdo veprim qe duhet te ndermerret per t’i dhene fund masakrimit te popullsise siriane dhe mbeshtetur opoziten siriane ne ndertimin e nje Sirie te lire dhe demokratike”,- thuhet ne reagimin e MPJ. Ministria e Jashtme i referohet deklarates se bere nje dite me pare nga Sekretari amerikan, John Kerry, ku u prezantuan deshmi mbi perdorimin e armeve kimike nga qeveria e Sirise, mbi popullsine civile. “Te dhenat e fundit te bera publike nga Sekretari amerikan, John Kerry, qe deshmojne me fakte te pakundershtueshme perdorimin e armeve kimike kunder popullsise se pafajshme civile, nga regjimi kriminal sirian, duhet te vene ne levizje komunitetin nderkombetar qe te marre masa te menjehershme dhe te vendosura ndaj ketyre veprimeve te tilla barbare, te cilesuara si krime kunder njerezimit”,- thuhet ne reagimin e MPJ-se.
Jahjaga: Nderhyrja ushtarake ndal dhunen
Presidentja e Kosoves, Ahtifete Jahjaga shprehet se vetem nderhyrja ushtarake e forcave nderkombetare, mund te ndale dhunen mbi civilet ne Siri. Ne nje deklarate per mediat, shprehet se eshte parim nderkombetar mbrojtja e qytetareve nga dhuna ushtarake. “Vetem intervenimi nderkombetar ne Siri mund te ndale gjakderdhjen dhe mund te shpetoje jeten e qytetareve duke krijuar kushtet qe populli i Sirise nepermjet zgjedhjeve te lira dhe demokratike te percaktoje qeverisjen e vendit. Eshte parim i pergjithshem qe te mbrohen lirite dhe te drejtat e qytetareve nga dhuna ushtarake e sistemeve diktatoriale",- shprehet Jahjaga. Presidentja e Kosoves, vlereson se sulmet me arme kimike jane deshmi e nje regjimi diktatorial ne Siri, cili duhet te marre fund.