MPJ: Shqipëria mbështet sovranitetin e Kosovës
Ministria e Punëve të Jashtme ka shprehur sot keqardhjen për për humbjen e jetës së një polici si dhe plagosjen e shumë të tjerëve nga dhuna e ushtruar në veri të Kosovës.
Në një reagim të Ministrisë së Punëve të Jashtme thuhet se, Shqipëria ka mbështetur dhe mbështet pavarësinë e Kosovës dhe shtrirjen e sovranitetit të saj në të gjithë territorin e Republikës së njohur ndërkombëtarisht nga 77 shtete, si një faktor paqeje dhe stabiliteteti në Ballkan
MPJ thekson si një domosdoshmëri, që zgjidhjet duhet të vijnë nëpërmjet dialogut dhe marrëveshjeve.
Zgjidhja e problemeve të mbetura mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, duhet bërë nëpërmjet procesit të dialogut dhe, është thelbësore që konkluzionet e arritura mes tyre, me ndërmjetësimin e BE-së, të shndërrohen në marrëveshje të zbatueshme me garanci ndërkombëtare- përfundon deklarata e MPJ-së.