E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish- ambasadori amerikan: Britania, fajtore për Srebrenicën

Deri më tani dihej se Perëndimi kishte pjesën e fajit në masakrën e Srebrenicës për shkak se dështoi në parandalimin e saj. Ushtarët hollandezë morën pjesën më të madhe të këtij faji. Por tani një ish- ambasador amerikan në NATO, thotë se fajin e ka Britania.

Robert E. Hunter, ambasador i SHBA në NATO nga viti 1993 deri në vitin 1998, duke shkruar sot në Financial Times, thotë se NATO dështoi në parandalimin e masakrës për shkak se Britania bëri çishte e mundur për të sabotuar aksionin kolektiv në emër të Aleancës.

Dështimi i NATO-s për të arritur një marrëveshje për veprime serioze ushtarake përpara Srebrenicës mund ti atribuohet përpjekjeve të vetëm një vendi aleat: Britanisë së Madhe, shkruan ai.

Sipas tij, Franca e Kanadaja kishin hezitimet e tyre për aksionet ushtarake, por ishte Britania që e vetme punoi në mënyrë të vazhdueshme kundër ndërhyrjes ushtarake.

Britania ka një përgjegjësi të madhe për atë çka ndodhi në Srebrenicë. Dështimi i NATO-s për të vepruar përpara Srebrenicës qëndron në Londër, as në Uashington, Bruksel apo tek ushtarët hollandezë të UNProfor-it, shkruan ish ambasadori.

Letra e tij pritet të rihapë debatin në lidhje me politikat britanike në Ballkan në fillim të viteve 90, që vazhdojnë të jenë akoma edhe kësaj dite të debatueshme. Kritikët thonë se ajo ishte dominuar nga politika e pajtimit me Serbinë e Millosheviçit dhe synimin e tij për një Serbi të Madhe, thekson agjencia Balkan Insight.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›