E Diel, 1 Nëntor 2026

MPJ-ja reagon për situatën në Egjipt: Shamngni dhunën, duhet dialog

egjiptiTiranë- Ministria e Jashtme ka reaguar sot mbi situatën e krijuar në Egjipt, ku deri më tani numri i viktimave të shënuara gjatë protestave i ka kaluar 500.

Përmes një deklarate për shtyp MPJ-ja ka bërë thirrje për shmangien e dhunës dhe zgjidhjen e konfliktit përmes dialogut.

Ministria e Punëve të Jashtme po ndjek me shqetësim situatën e sigurisë në Egjipt dhe dënon përdorimin e dhunës ndaj protestuesve në Kajro, duke shkaktuar një numër të madh viktimash dhe të plagosurish. Ministria e Punëve të Jashtme shpreson që dhuna të ndërpritet sa më parë, duke i hapur rrugë zgjidhjes së çështjeve nëpërmjet dialogut. MPJ u bën thirrje Qeverisë Egjipitiane dhe të gjitha palëve të shmangin përplasjet e dhunshme dhe të gjejnë gjuhën e dialogut mes tyre sa më shpejt,- shprehet MPJ-ja.

Ditët e fundit mijëra mbështetës të ish-presidentit Morsi dolën duke protestuar në rrugë për rikthimin e tij në pushtet, por hasën në rezistencën e forcave policore. Mbrëmë gjithçka degradoi në dhunë dhe të shtëna armësh, ku sipas Vëllazërisë Myslimane të vdekurit janë me mijëra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›