Niko Peleshi zv/kryeministër, Sotiraq Filo kandidati i PS për kreun e Bashkisë së Korçës
KORCE – Partia Socialiste do të kandidojë Sotiraq Filon, për të zëvendësuar kryebashkiakun e Korçës, Niko Peleshi, i cili prej shtatorit do të mbajë postin e zv/kryeministrit të Shqipërisë.
Burime brenda PS-së konfirmuan për “News24” se nënkryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo do të garojë për të marrë postin e kryetarit të bashkisë.
Ndërkohë nuk dihet ende se kush do të kandidojë nga radhët e Partisë Demokratike për këtë post.
Niko Peleshi është i pari kryetar bashkie qe emërohet zv/kryeministër. Në momentin e betimit në detyrën e re, ai duhet të japë dorëheqjen nga funksionet që ka në pushtetin vendor, duke iu referuar nenit 95 dhe 103 të Kushtetutës. Është Presidenti i Republikës, i cili mandej duhet të shpallë datën e zgjedhjeve duke u bazuar në nenin 103 pika 3 për qeverisjen vendore.
Dorëheqja pak para mbledhjes së Parlamentit të ri që do zyrtarizojë kabinetin qeveritar do të thotë se në tetor mund te jetë muaji kur do të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme në Korçë për kryetarin e ri të bashkisë.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kandidatët për komunën Dardhas, Korçë, PD përballë LSI