E Diel, 1 Nëntor 2026

MPJ këshillon shqiptarët: Shmangni udhëtimet në Egjipt, situata e sigurisë e përkeqësuar

TIRANE - Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë këshillon qytetarët shqiptarë që të shmangin përkohësisht udhëtimet në Egjipt, pasi situata e sigurisë është përkeqësuar ndjeshëm, pas grushtit të shtetit dhe rrëzimit të Presidentit Morsi.

Në këto kushte, Ministria e Punëve të Jashtme u bën thirrje edhe qytetarëve që ndodhen në këtë vend për arsye të ndryshme, që të evitojnë qendrat e manifestimeve dhe konflikteve.

Po ashtu Ministria e Punëve të Jashtme, ju sugjeron qytetarëve shqiptarë që udhëtojnë ose ndodhen në Egjipt, që të qëndrojnë gjithnjë të informuar për gjendjen e sigurisë, të komunikojnë në çdo kohë me shërbimin konsullor të Ambasadës së Shqipërisë në Kajro si dhe me Drejtorinë Konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Kontakti i Ambasadës tonë në Kajro:
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Egjiptit
27, El-Gezera Al-Wossta, Gound Floor, nr. 4 Zamalek, Cairo-Egypt
Tel.+202 736 1815, Fax. +202 735 6966

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›