Vogëlushja Mejsi mposht tumorin, mjekët optimistë edhe për rikthimin e shikimit
TIRANE - Vogëlushja Mejsi Xhaxhaj dhe dy prindërit e saj, Muharremi dhe Majlinda, po shijojnë momentet e para të rikthimit në Shqipëri pas një drame të vërtetë të provuar në spitalin e Hanoverit në Gjermani.
Në fytyrat e tyre ka më shumë jetë, më shumë buzëqeshje se më parë, pasi vajza e tyre e vogël ka hedhur pas të keqen, duke shpëtuar një herë e mirë nga tumori i rrallë që i kishte prekur kokën dhe që vetëm një muaj më parë kërcënonte t’i merrte jetën.
“Jemi shumë të gëzuar që arritëm të ktheheshim përsëri mirë dhe me vajzën mirë. Doktorët atje na pritën dhe na përcollën shumë mirë, fjalë të mira. Doktori ka mundur të heqë të gjithë masën e tumorit. Aktualisht vajza ka disa probleme, që doktori thotë se janë normale pas një operacioni kaq të ëvshtirë. Shpresojmë që brenda një tremujori ajo nuk do ketë më probleme. Shpresojmë shumë, të paktën sipas fjalëve të doktorit.”- shprehet nëna e vajzës.
Por bashkë me lajmin e mirë, trishtohemi kur mësojmë se Mejsit nuk i është rikthyer ende shikimi. Në Gjermani prindërve u është thënë se duhet të presin pasi riaktivizimi i qelizave të trurit, të cilat u dëmtuan nga tumori, kërkon kohë dhe se rezultatet më të sakta do të shihen pas tre muajsh, kur vajza t’i nënshtrohet një rikontrolli në të njëjtin spital ku dhe u operua dy herë.
“E kemi të vështirë të kuptojmë se sa mund të shikojë apo nuk mund të shikojë fare. Ka patur momente që ajo ka reaguar dhe jemi lumturuar shumë. Doktori tha se u mundua t’ja ruante nervat e paprekura nga tumori. Nervat duan kohë të marrin veten dhe shpresojmë që brenda 3 muajsh do jetë më mirë për atë. Do jetë më e qetë, nervat do jenë më të qetë. Shpresojmë. Fjalët e doktorit ishin, pas këtij operacioni ke siguruar jetën e vajzës, por nuk dimë akoma për shikimin. Të paktën kemi siguruar jetën e vajzës.”- tregon nëna.
Historia e Mejsit është e njohur tashmë nga të gjithë. Një muaj më parë familja Xhaxhaj bashkë me vajzën dy-vjeçare do të udhëtonin drejt spitalit të Hanoverit në Gjermani, për të provuar shansin e fundit, operacionin thuajse të pamundur për heqjen e tumorit astrocitoma 2,5 cm nga koka e vajzës së tyre.
Një ndërhyrje e tillë në kufijtë e shkencës nuk ishte marrë përsipër nga mjekët shqiptarë e as nga spitali grek, ku vajza u desh të qëndronte për një vit dhe ti nënshtrohej pa sukses trajtimit me kimioterapi.
Të gjendur në udhëkryq, të vetëm dhe pa asnjë ndihmë financiare nga shteti, familja Xhaxhaj iu drejtua me një apel përmes “News24” të gjithë shqiptarëve për ndihmë.
Të parët ishin stafi i “Focus Group” që inicuan nismën “Të shpëtojmë Mejsin e vogël”, e më pas këtij aksioni human do t’i bashkoheshin qindra, në mos mijëra shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve, ku më aktiv do të tregoheshin të rinjtë dhe studentët.
Si rezultat, në një periudhë të shkurtër u grumbulluan afërsisht 60 mijë euro, që i hapën rrugën kryerjes së operacionit në Gjermani. Tani kur gjithçka thuajse ka përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe kur shpresat se vajza mund të shikojë sërish nuk janë shuar, ka vetëm një falenderim tepër të madh për të gjithë ata që kontribuan për Mejsin, që ajo të vazhdojë jetën.
(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Vogëlushja Mejsi mposht tumorin, mjekët optimistë edhe për rikthimin e shikimit