E Diel, 1 Nëntor 2026

MPJ pershendet arritjene marreveshjes Kosove-Serbi

Ministria e Puneve te Jashtme pershendet marreveshjen e arritur per menaxhimin e integruar te kufirit IBM ne bisedimet teknike Kosove-Serbi si shprehje e vullnetit te mire per te bashkepunuar ne zgjidhjen e ceshtjeve praktike mes ketyre dy vendeve dhe si nje hap drejt integrimit te Kosoves ne BE.

Shprehim besimin se zbatimi sa me shpejt i marreveshjes IBM dhe marreveshjeve te meparshme te arritura me angazhimin e perbashket te BE-se dhe SHBA-se do te kontribuojne ne funksionimin me te mire te sundimit te rendit dhe ligjit ne tere territorin e Kosoves ne vecanti ne kufirin mes Republikes se Kosoves dhe asaj te Serbise duke ndikuar ndjeshem ne permiresimin e cilesise se jetes se qytetareve ne te dy vendet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›