E Diel, 1 Nëntor 2026

MPPT Ka permiresim te gjendjes se akseve rrugore

Ministria e Puneve Publike dhe Transportit ka theksuar se ka nje permiresim te gjendje se akseve rrugore te krijuar nga rreshjet e shumta te shiut ne pjesen Veriore Qendrore dhe Lindore te vendit te cilat shkaktuan rritje tej mase te nivelit te ujit ne lumenje si dhe shkaktuan shkarje te dherave ne shumicen e akseve rrugore.

Ne nje deklarate per shtyp MPPT-ja ka paraqitur edhe situaten e rrugeve ne vend pas permbytjeve te diteve te fundit.

Ja situata e rrugeve ne vend sipas MPPT-se

1.Segmenti tek Harku u Berdices eshte i kalueshem.

2. Hyrja per ne Shkoder per mjetet e vogla dhe te mesme behet nga nje rruge siper kalase eshte vendosur sinjalistika perkatese qe tregon kete rruge.
3. Shkoder deri tek kthesa e Tamares i kalueshem.
4. Kthesa e Tamares - Dogana Hani i Hotit i bllokuar
5. Rruga per Shiroke eshte e bllokuar.
6. Aksi Shengjin -Kune 1.2 km i bllokuar.
7. Aksi Milot- Rubik i kalueshem.
8. Aksi rrugor Qafe Mali - Fierze i kalueshem.
9. Ura e Fierzes e kalueshme.
10. Aksi Bajram Curri - Fierze me nje kalim.
11. Segmenti ura e Bujanit - Fierze e kalueshme.
12. Segmenti Bujan -Sopot e kalueshme.
13. Aksi Kukes - Krume i kalueshem.
14. Aksi Kukes - Shishtavec i kalueshem.
15. Akset e ne drejtim te Burrelit.
16. Nga nyja asfaltit ne Ulez rruga eshte e kalueshme.
17. Nga Ulza deri tek ura Skurajt ne vende te ndryshme me nje kalim.
18. Ura Cerenecit me nje kalim.
19. Aksi rrugor Lushnje -Fier eshte bere i kalueshme per mjetet e larta trafiku per mjetet e vogla nga aksi i vjeter .
20. Te gjitha akset e rajonit Korce te kalueshme per trafikun.
21. Te gjitha akset e rajonit Gjirokaster te kalueshme per trafikun.

Nderkohe MPPT-ja thekson se Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve ne bashkepunim me Drejtorite Rajonale te Rrugeve dhe me firmat e kontraktuara per mirembajtjen e tyre vazhdon te jete ne terren per te bere te kalueshme te gjitha akset.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›