Shtyhet gjyqi i Prudentinos

Shtyhet procesi gjyqesor ndaj bosit te organizates mafioze italiane Sacra Corona Unita Albino Prudentino. Prudentino kerkoi avokatin mbrojtesFerdinand Ndoi ndersa gjykata ka vendosur te nderroje avokatin. Ne vend te Ferdinand Ndoit mbrojtesi i ri i Prudentinos do te jete Arjan Cela. Procesi qe po zhvillohej ne gjykaten e Vlores u shty pasi gjykata i ka kerkuar kohe mbrotjes per tu njohur me dosjet.
Arrestimi i 59 vjecarit lindur ne Ostuni eshte kryer ne kuader te nje operacioni te gjere nderkombetar te emertuar Calipso per venien para drejtesise te pjesetareve te organizates me karakter mafioz Sacra Corona Unita.
Ndaj Prudentinos Gjykata e Leces ne 20 shtator te ketij viti ka leshuar urdherin e arrestit per bashkepunim kriminal i tipit mafioz trafik droge si dhe grabitje ne rrethana renduese vepra te parashikuara nga Kodi Penal Italian. Albino Prudentino nje nga figurat e njohura te Mafias italiane njihet per kontrabanden e cigareve dhe kohet e fundit edhe trafikun e droges ne bashkepunim me rrjete te fuqishme te trafikut jo vetem ne Itali por edhe ne Ballkan.