E Shtunë, 31 Tetor 2026

MPPTT nis matjet në sheshin "Skënderbej" për asfaltimin



Ministria e Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit ka nisur matjet në sheshin "Skënderbej" për të bërë asfaltimin e tij. Topografët e MPPTT-së po kryejnë matjet në shesh.
Në mbledhjen e së mërkurës të qeverisë kryeministri Sali Berisha i kërkoi ministrit të Punëve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi, që në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, të bëhej asfaltimi i këtij sheshi sa më shpejt të ishte i mundur. Kryeministri nuk ngurroi ta cilësojë gjendjen e sheshit me një situatë horrori, e cila, sipas tij, ishte e patolerueshme për qendrën e një kryeqyteti europian. Por sipas kreu të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama , mosrealizimi i rindërtimit është bërë si pasojë e neglizhencës së qeverisë për shpronësimet që duhet të bëjë në Unazën e Vogël.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›