E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Bosque: Messi është unik


Përzgjedhësi i Spanjës, Vicente Del Bosque, ka lavdëruar yllin e Argjentinës, Lionel Messi, duke thënë se ai është numri një në botë dhe ka këshilluar Maradonan ta shikojë atë si sytë e tij.

"Leo është më i miri në botë. Ai është lojtar unik dhe duket se ai po luan sikurse nëpër rrugica me shokët e tij duke dribluar një nga një të gjithë".

"Shpresoj se Maradona do ta shikojë si sytë e tij dhe shpresoj se ai kurrë nuk do ta humbë këtë famë, sepse ai po luan një futboll shumë të mirë", ka thënë Del Bosque.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›