MSHMS: 320 të lënduar në tetë ditë të protestës, mes tyre 192 efektivë

TIRANË, 21 tetor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informoi sot se gjatë protestës së djeshme në Spitalin Universitar të Traumës dhe Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur dhe kanë marrë trajtim 8 persona.
Sipas përditësimit të MSHMS-së të orës 11:00, 6 persona janë paraqitur në SUT mes të cilëve 1 efektiv policie, 1 protestues dhe 4 kalimtarë, tre prej të cilëve janë shtruar për trajtim të mëtejshëm në spital.
Një prej të lënduarve i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, e cila ka përfunduar me sukses dhe gjendja e pacientit është e mirë.
Aktualisht në SUT janë 9 persona të shtruar, të lënduar gjatë protestës: 4 protestues, 1 efektiv policie, 1 përfaqësuese e medias dhe 3 kalimtarë.
Në QSUT janë paraqitur 2 persona:1 efektiv policie dhe 1 protestues.
Të dy të lënduarit kanë marrë mjekimin dhe janë larguar që dje nga spitali.
MSHMS bën të ditur se nga data 13-21 tetor në total janë raportuar 320 persona të dëmtuar, sipas të dhënave të administruara nga strukturat shëndetësore: Spitali universitar i Traumës, QSUT, Spitali Rajonal Durrës, Spitali Rajonal Vlorë, Spitali Rajonal Lezhë.
Sipas kategorive të raportuara, personat e dëmtuar ndahen si më poshtë: 192 efektivë të Policisë së Shtetit dhe 92 protestues.
/k.s/j.p/r.e/