E Diel, 1 Nëntor 2026

MTV Movie Awards favorizohet Harry Potter

Lajmi që po krijon më shumë bujë për MTV Movie Awards është prezantimi nga ana e Emma Watson, e ftuara e mbrëmjes, i disa klipeve të papublikuara të pjesës së dytë të “Harry Potter dhe dhuratat e vdekjes”.

Bëhet fjalë për kapitullin e fundit të sagës së magjistarit të famshëm anglez që nuk do të jetë në salla përpara korrikut.

Harry Potter, Eclipse e Inception janë filmat konkurrues me më shumë kategori.

Evenimenti ku do të dorëzohen çmimet e rëndësishme kinematografike do të zhvillohet gjatë mbrëmjes sot në Los Angeles.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›