Sarandë, panairi i produkteve familjare, interes për kulinarinë e zejtarinë
SARANDË- Rreth 60 amvisa nga qyteti bregdetar i Sarandës, prezantuan të dielën në një panair, vlerat tradicionale të gatimit të kësaj zone, prodhimet bio, punimet artizanale si dhe vlerat e kulinarisë së këtij qyteti dhe zonave përreth tij.
Panairi i produkteve familjare, i cili organizohet çdo sezon veror, tregoi vlerat tradicionale të këtyre zonave, sidomos për punimet artizanale dhe kultivimin e prodhimeve "bio".
Gatimet tradicionale të zonës mesdhetare, pjesë e të cilës është edhe bregdeti jonian, ngjallën interes tek vizitorët e huaj. Ëmbëlsira, gatime të llojeve të ndryshme, pjesë e kulinarisë bregdetare me vlera "bio", janë baza e krenarisë së zonës së bregdetit, kryesisht të komunave Lukovë e Ksamil.
Kryetarja e Shoqatës së Gruas "JONA", Lumturi Xhani që është edhe organizatore e këtij panairi, tha se "interesi më i madh ishte për kulinarinë dhe zejtarinë". Qëllimi i këtij aktiviteti, tha ajo ka si epiqendër rritjen e cilësisë së shërbimit për turizmin familjar
(e.m/ata/BalkanWeb)