E Diel, 1 Nëntor 2026

MUZIKË – Taylor Swift me dy rekorde të reja në “Spotify”

LONDËR, 26 shtator /ATSH-DPA/ – Ylli i muzikës pop, Taylor Swift, ka thyer dy rekorde të Spotify-t pas publikimit të këngës së saj të re dhe versionit të zgjeruar të albumit.

Swift, 36 vjeçe, publikoi dje këngën “Patient Zero”, e cila sipas “Spotify” u bë kënga e një artisteje femër më e dëgjuar brenda një dite gjatë vitit 2026.

Ajo publikoi gjithashtu katër këngë të reja në kuadër të “Life Of A Showgirl: The Encore”, duke vendosur rekordin për artisten femër më të transmetuar në “Spotify” brenda një dite këtë vit.

Kjo shënon muzikën e parë të re të Swift që prej martesës së saj me yllin e NFL-së, Travis Kelce, në New York, në muajin korrik.

Në një prej këngëve të reja, “Cleveland!”, këngëtarja u drejtohet edhe kritikëve të marrëdhënies së saj me Kelce.

Kleveland është qyteti ku ai u rrit.

Këngët e tjera të përfshira në versionin e zgjeruar janë “Pink Clouding” dhe “Babylon”, krahas “Patient Zero” dhe materialeve të tjera të reja.

Megjithatë, albumi i zgjeruar nuk është pritur me të njëjtin entuziazëm nga kritikët muzikorë.

“The Telegraph”,  “The Independent” dhe “The Guardian” i kanë dhënë nga dy yje.

“The Guardian” e ka përshkruar performancën artistike në mënyrë kritike, duke e krahasuar me një kërcimtare ambicioze që përpiqet me çdo kusht të dëshmojë se është e denjë për dashurinë e publikut. /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›