ASTANA – Scholz: Berlini i interesuar të zgjerojë tregtinë me Kazakistanin, sanksionet ndaj Rusisë të mos anashkalohen

ASTANA, 16 shtator /ATSH/- Gjermania është e interesuar të zgjerojë tregtinë me Kazakistanin duke siguruar gjithashtu – që një tregti e tillë të mos përdoret për të anashkaluar sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, tha sot kancelari Olaf Scholz gjatë një vizite në vendin e Azisë Qendrore, sipas “Reuters”.
Si Scholz ashtu edhe homologu i tij kazak Kassym-Jomart Tokayev thanë se vendet e tyre ishin të interesuara në rritjen e tregtisë së naftës, tokave të rralla, litiumit dhe lëndëve të tjera të para.
Të dy liderët u takuan përpara një takimi midis Scholz dhe pesë udhëheqësve të Azisë Qendrore, një shembull i ri i diplomacisë perëndimore më aktive në atë që tradicionalisht ka qenë oborri i shtëpisë së Rusisë.
Kazakistani tashmë ka ndërhyrë për të zëvendësuar Rusinë si furnizues i naftës së papërpunuar për rafinerinë gjermane “Schwedt: dhe vizita e Scholz vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin kërcënoi se do të frenonte shitjet e metaleve si titani për vendet “jomiqësore”. //a.i/