MV – Afrim Gashi zgjidhet kryetar i Parlamentit

TIRANË, 28 maj /ATSH/- Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka zgjedhur sot Afrim Gashin si kryetarin e saj.
Afrim Gashi u zgjodh kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut me 76 vota pro dhe gjashtë kundër.
Kandidatura e Gashit u votua nga deputetët e VMRO DPMNE-së, të koalicionit VLEN dhe lëvizjes ZNAM, ndërsa kundër ishin deputetët e partisë “E Majta”.
Deputetët e Frontit Evropian që drejtohet nga Bashkimi Demokratik për Integrim nuk morën pjesë në aktin e votimit.
Deri të hënën Gashi ka qenë kryetar i partisë Alternativa, i cili më pas dha dorëheqjen si rezultat i kandidaturës së tij për kryetar të Kuvendit.
Ai ishte deputet në kuvendin e Maqedonisë së Veriut në dy mandate 2016-2020 dhe 2020-2024. //a.i/