E Enjte, 5 Nëntor 2026

Basha: PD ka gati planin për zhvillimin ekonomik dhe punësimin

TIRANË, 28 maj /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh sot se, Shqipëria ka një potencial të madh ekonomik dhe kapacitet njerëzor, por i mungon një qeveri që punon për njerëzit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha theksoi se, PD ka gati planin për zhvillimin ekonomik dhe punësimin, që do të garantojë një jetë dinjitoze për çdo shqiptar në Shqipëri.

“Shqipëria ka një potencial të madh ekonomik, ka kapacitetet e duhura njerëzore, por i mungon qeveria që punon për njerëzit dhe lufton korrupsionin”, nënvizoi Basha.

“Ne kemi tashmë gati planin e zhvillimit ekonomik dhe punësimit, që do të garantojë një jetë dinjitoze për çdo shqiptar në Shqipëri”, shtoi Basha.

Partia Demokratike ndodhet në procesin e hartimit të programit, në konsultim me grupet e interesit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›