MYNIH – Scholz e konsideron irritues fjalimin e Vance në konferencën e Mynihut

MYNIH, 14 shkurt /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman, Olaf Scholz e konsideroi irritues fjalimin e nënpresidentit të SHBA, JD Vance në Konferencën e Sigurisë në Mynih, në të cilin ky i fundit kritikoi ashpër liderët evropianë si pamjaftueshmërisht demokratikë.
“Ajo që u tha këtu është irrituese dhe nuk mund të hidhet poshtë dhe të nënvlerësohet”, i tha Scholz radio stacionit ”Deutschlandfunk”.
Vance sulmoi politikanët evropianë në një fjalim çuditërisht të ashpër që shmangu fokusin në kërcënimet gjeopolitike, duke kërkuar më shumë hapje ndaj populistëve të krahut të djathtë dhe duke kërkuar një goditje ndaj migracionit.
Presidenti i SHBA-së paralajmëroi establishmentin evropian kundër injorimit të vullnetit të votuesve duke i mbajtur partitë populiste jashtë pushtetit.
”Duhet të jetë shumë e qartë se në Gjermani nuk ka bashkëpunim me partitë e ekstremit të djathtë si AfD”, tha kancelari.
”Gjermania është një demokraci e krijuar nga kundërshtimi ndaj nazistëve dhe fashizmit”, theksoi Scholz.
Udhëheqësi gjerman shprehu gjithashtu shqetësimin për të ardhmen e NATO-s, duke kërkuar që të bëhet gjithçka për të siguruar që aleanca e mbrojtjes të vazhdojë të funksionojë.
”Megjithatë, tani është mjaft e qartë se kjo nuk do të jetë një detyrë e lehtë”, tha ai./ a.jor.