Maas në Izrael për bisedime mbi konfliktin në Gaza

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka filluar një vizitë në Izrael dhe Territoret Palestineze për të vlerësuar se çfarë mund të bëjë bashkësia ndërkombëtare për të promovuar një armëpushim, 10 ditë pasi Izraeli dhe Rripi i Gazës i drejtuar nga Hamasi ndodhen në konflikt.
Pas uljes në aeroportin ”Ben Gurion” të Tel Avivit, Maas do të zhvillojë bisedime me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ministrin e Jashtëm Gabi Ashkenazi, ministrin e Mbrojtjes Benny Gantz dhe presidentin Reuven Rivlin.
Ai gjithashtu do të takohet veçmas me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas.
Maas do të bashkohet me Ashkenazi në një vizitë në Petah Tikva, në lindje të Tel Avivit për të parë një godinë të goditur nga një raketë.
Pak para mbërritjes së tij, alarmet e raketave ranë përsëri në Izrael pasi kishin heshtur për disa orë. /ATSH