Macron 105 minuta bisedë me Putin, përpjekje diplomatike për zgjidhjen e situatës me Ukrainën

Presidenti francez Emmanuel Macron telefonoi këtë të diel presidentin rus Vladimir Putin, në një përpjekje tjetër diplomatike për zgjidhjen paqësore të situatës në kufi me Ukrainën.
Përpjekja e fundit diplomatike e Macron-it erdhi kur Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje aleatëve perëndimorë të vendit të tij që të ndalojnë “një politikë qetësimi” ndaj Moskës.
Biseda telefonike mes Macron dhe Putin zgjati 105 minuta.
Pas takimit të 7 shkurtit të Macron me Putinin në Moskë, biseda sot midis dy liderëve përbën “përpjekjen e fundit të mundshme dhe të nevojshme për të shmangur një konflikt të madh në Ukrainë”, njoftohet nga Pallati presidencial i Elysee përpara bisedimeve.