Macron: Kiev dhe Moska duhet të negociojnë, e vetmja mënyrë që lufta të marrë fund!

Teksa e konsideron Rusinë si një fuqi të frikshme, me të cilën evropianët nuk duan luftë, Presidenti frances Emmanuel Macron propozon uljen e Zelensky dhe Putin në tryezën e negociatave, si e vetmja mënyrë që lufta të marrë fund, raporton La Repubblicca.
“Presidenti ukrainas do të duhet të negociojë me Rusinë dhe ne evropianët do të jemi të pranishëm në atë tryezë për të ofruar garanci sigurie,” tha gjatë një vizite në Rumani dhe Moldavi.
Udhëheqësi francez është kritikuar nga Ukraina dhe aleatët e Evropës Lindore për mbështetje të paqartë për Ukrainën në luftën kundër Rusisë.
Presidenti Macron, Kancelari Scholz dhe kryeministri Draghi pritet të vizitojnë këtë javë Kievin.
/rtsh.al/