Macron: Konflikti në Ukrainë ka krijuar “çarje” në Evropë

Presidenti francez Emnuel Macron, në një fjalim drejtuar kombit, ka deklaruar se Franca nuk është në luftë me Rusinë. Macron tha se lufta kundër Ukrainës ka krijuar një “çarje” në Evropë, ndërsa shtoi se i kushton rëndësi mbajtjes së kontakteve si me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky ashtu edhe me presidentin rus, Vladimir Putin.
Udhëheqësi francez tha se ai kishte mbajtur kontakte me Putinin, në përpjekje për ta “bindur atë të heqë armët” dhe gjithashtu për të parandaluar “zgjerimin e konfliktit”.