E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Macron bisedë telefonike me Zelenskyn: Shtojmë furnizimin me armë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka premtuar presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se dërgesat franceze të armëve në Ukrainë do të intensifikohen në ditët në vijim dhe tha se vendi i tij ishte i gatshëm t’i përgjigjet kërkesave shtesë për ndihmë.

Dy liderët zhvilluan një bisedë telefonike, ndërsa Zelensky reagoi përmes një postimi në Twitter, ku tha se mes tyre u bisedua për aplikimin e Ukrainës për t’u anëtarësuar në BE.

Gjatë bisedës telefonike, Macron ka deklaruar se aplikimi i Ukrainës do të shqyrtohet nga anëtarët e BE-së në një samit në qershor.

Udhëheqësit diskutuan gjithashtu edhe evakuimet e uzinës Azovstal si dhe sfidën e sigurisë ushqimore dhe mënyrat e mundshme për të lejuar eksportet e drithërave ukrainase, nga e cila varet një pjesë e madhe e botës për ushqimin e saj./ BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›