E Martë, 3 Nëntor 2026

Macron takon rivalët partiakë pas humbjes së shumicës

Një zjarr ka përfshirë një biznes në qendër të qytetit të Shkodrës. Ngjarja është regjistruar pak minuta...

18:09

Macron takon rivalët partiakë pas humbjes së shumicës

Lapsi.al21 June 2022

Presidenti francez Emmanuel Macron, do të takohet me kundërshtarët politikë të martën, pasi koalicioni i tij nuk ka arritur të fitojë shumicën në zgjedhjet parlamentare.

Macron tani është nën presion për të siguruar mbështetje nga rivalët, në mënyrë që të çojë përpara agjendën për reforma.

Mirëpo as Marine Le Pen, nga e djathta ekstreme dhe as Jean-Luc Mélenchon nga aleanca e të majtëve dhe të gjelbërve, nuk janë shumë të interesuar që të punojnë me të.

Qeveritë e pakicës janë të rralla në Francë dhe aleancës së Macronit i mungojnë 44 ulëse për të krijuar shumicën.

Kjo nënkupton se atij do t’i duhet mbështetje nga ligjvënësit e së djathtës dhe të majtës për të krijuar një shumicë funksionale.

Përfaqësuesit partiakë do të vizitojnë ndaras Pallatin Elysee, për të zhvilluar takime të nivelit të lartë.

Analistët kanë thënë se presidenti mund të synojë arritjen e një marrëveshjeje me republikanët dhe lideri i kësaj partie, Christian Jacob, ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Sipas agjencisë së lajmeve, AFP, Le Pen do të marrë pjesë në takime, por jo edhe Mélenchon.

Qeveria e qendrës është duke tentuar që të shmangë paralizat politike, pas humbjes së shumicës, meqë në publik kanë dalë zëra se Franca është duke u bërë e paqeverisshme.

Macronit do t’i duhet të zëvendësojë tre ministra që kanë humbur ulëset e tyre në votën e së dielës, derisa edhe e ardhmja e kryeministres Elisabeth Borne, duket se është në rrezik.

Më shumë se gjysma e votuesve kanë abstenuar në zgjedhjet ku ka marrë pjesë 46.23 për qind e popullsisë./ REL

Ushtria ruse po përgatitet për një sulm të ri në rajon dhe qytetin e Kharkiv, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. “Tani ushtria ruse po përpiqe...

Cili është çmimi i paqes? Kjo pyetje mund të marrë pjesërisht përgjigje të hënën mbrëma, kur gazetari rus Dmitry Muratov të nxjerrë në ankand medaljen e tij ...

Presidenti bullgar Rumen Radev është shprehur i lumtur me nivelin e negociatave, që janë arritur Maqedoninë e Veriut. Nga Letonia ai ka thënë për mediat bull...

Një gjykatë ukrainase ka ndaluar partinë politike të një oligarku ukrainas, kumbar i së cilës është presidentit rus Vladimir Putin. Ministria e Drejtësisë nj...

Këshilli i BE-së ka vendosur sot që të zgjasë edhe për një vit tjetër, deri më 23 qershor 2023, sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për aneksimin e Krimesë dhe S...

Ndërkohë që shumë ju janë drejtuar plazheve për ti shpëtuar vapës , në Australi qytetarët po shijojnë pushimet dimërore. Zonat alpine në juglindje të Austral...

Forcat ruse kanë filluar të përdorin traktorë për të zhvarrosur dhe transportuar trupat e civilëve të vrarë nga bombardimet në qytetin port juglindor të Mariupo...

Bota e ka drejtuar vëmendjen tek refugjatët nga Ukraina, të tjerët janë harruar. Në një kohë që miliona vetë vazhdojnë të largohen nga vendlindja. Si është gjen...

Mbytja e varkës me refugjatë në Greqi, arrestohen 6 trafikantë, mbeten të zhdukur tetë emigrantë. Autoritetet portuale greke kanë arrestuar gjashtë persona q...

Presidenti francez i saporizgjedhur, Emmanuel Macron me kampin politik të qendrës, “Ensemble” ka humbur shumicën absolute në Asamblenë Kombëtare franceze, sipas...

Pushteti i rilindjes i mori për të mirëqenë qytetarët shqiptarë. Edi Rama ishte i bindur se sido që të sillej me ta, tufave e deleve do të vazhdonte ta votonte me kokën ulur

Lufta mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt për kontrollin e Bashkisë së Tiranës, e nisur me shkarkime dhe bllokime institucionale, u përshkallëzua deri te denoncimi për shantazh dhe kërcënime në qelitë e burgut të Fierit, duke e kthyer administrimin e kryeqytetit në peng të përplasjes mes dy ish-aleatëve politikë.

Everton po përballet me probleme të mëdha disiplinore me Jack Grealish. Përjashtimi i tij nga lista e lojtarëve të grumbulluar javën e kaluar, në një moment kur dukej se ishte gati të rikthehej në fushë, kishte ngritur pikëpyetje.

Gonzalo Montiel u bë protagonist i një skene që nuk dukej se i përkiste një ndeshjeje futbolli. Futbollisti argjentinas u largua nga fusha në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Boca Juniors, nën mbrojtjen e policisë

Gjithçka e lehtë për Real Madrid, që në javën e njëmbëdhjetë të La Liga triumfon me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Racing Santander, i likuiduar që në 45 minutat e para.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›