E Shtunë, 31 Tetor 2026

Madhi: Legalizimet ne Kushtetuese

Madhi garanton se do te merret seriozisht me ligjin e legalizimeve per te arritur nje perfundim te qarte dhe qe do te kenaqte dhe ish-pronaret. Duke shfrytezuar kthimin nga ana e Presidentit Topit te ketij ligji per rishqyrtim ne Kuvend, kreu i deputeteve republikane ka vendosur per te shfrytezuar te gjitha mundesite per te bere nje ligj, i cili do te detajonte dhe pagesen ne nje kohe te percaktuar te ish-pronareve per pronat e tyre. Keshtu, Partia Republikane do t’i drejtohet Gjykates Kushtetuese ne rast se Partia Demokratike nuk pranon ndryshimin e ligjit te legalizimeve sipas rekomandimeve te Presidentit Topi. Keshtu, diten e djeshme, kreu i Grupit parlamentar te PR-se, Arian Madhi, deklaroi se republikanet do te perdorin te gjitha rruget ligjore ne menyre qe deputetet te bejne edhe ndryshimet perkatese ne kete ligj. Sipas tij, republikanet i kane kundershtuar ne menyre sistematike keto ndryshime qe i jane bere ligjit te legalizimeve dhe tani, qe nuk u dekretuar nga Presidenti, ata do te perdorin te gjitha rruget qe te reflektohet mbi keto ndryshime.

“Ne do te jemi konsekuente ne qendrimin tone dhe nese nuk do te reflektohet mbi ceshtjet qe lidhen me parimet dhe me standardet kushtetuese, sigurisht rruget tona jane te hapura dhe do t'i drejtohemi me tej Gjykates Kushtetuese, e cila le te shprehet perfundimisht per pretendimet tona”, paralajmeroi dje Arian Madhi, ne lidhje me ndryshimet e bera ligjit te legalizimeve. Nga ana tjeter, kreu i Grupit parlamentar te PR-se, theksoi se do te ishte dakord nese vete mazhoranca do te hartonte nje projekt ndryshimesh te reja ne lidhje me ligjin e legalizimeve.

Po keshtu, ne nje prononcim per “Koha Jone”, dy dite me pare, kreu i Grupit te PR-se, Madhi, theksoi se ai se shpejti do te niste negociatat me kreun e Grupit parlamentar te PD-se, Astrit Patozi, ne lidhje me ndryshimin e ligjit te legalizimeve. Sipas Madhit, fillimisht republikanet kerkojne nga demokratet reflektim mbi keto ndryshime te kthyera nga Presidenti Topi dhe me pas pritet te ngrihen edhe grupet e perbashketa te punes per te amenduar ne menyre korrekte edhe ligjin e legalizimeve. Pak dite me pare, Presidenti Bamir Topi riktheu ne Kuvend ndryshimet e bera ligjit te legalizimeve, duke nxjerre si arsye kryesore mbivendosje kompetencash ne kete nisme. Mos respektim te afateve kohore per demshperblimin e ish-pronareve dhe rritjen e kompetencave ne menyre te merituar dhe jo te argumentuar ne lidhje me kete ligj ALUIZNI-t. Rikthimi ne Kuvend i ketyre ndryshimeve u pershendet nga Partia Republikane dhe opozita, kjo edhe per faktin se ne menyre zyrtare perfaqesuesit e ketyre forcave politike i kishin kerkuar Presidentit Topi te mos i dekretonte ndryshimet ne ligjin e legalizimeve. Keto ndryshime u miratuan ne Kuvend ne mesin e muajit prill vetem me 52 vota dhe disa perfaqesues te mazhorances si Spartak Ngjela dhe te PD-se, si Bujar Leskaj votuan kunder ketyre ndryshimeve, duke i konsideruar si diskriminuese per vete ish-pronaret. Kundershtim te ashper ne lidhje me keto ndryshime bene edhe perfaqesuesit e partive opozitare dhe aleatet me te afert te PS-se ne qeverisje republikanet.

PR-PR, debate dhe per Gerdecin

Debatet mes Partise Demokratike dhe aleateve te saj ne qeverisje, republikaneve nuk jane te lokalizuar vetem te ceshtja e pronave dhe legalizimeve. Keshtu, pas ceshtjes se Gerdecit, kontradiktat mes dy aleateve ne qeverisje u bene me te forta, ndonese jo te drejtperdrejta. Ne menyre te terthorte, ish-kreu i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, njekohesisht edhe kryetari i Partise Republikane, ka theksuar se ai nuk ka pasur pergjegjesi te drejtperdrejte ne lidhje me tragjedine e Gerdecit, duke theksuar se pjesa kryesore e pergjegjesise rendon mbi Shtabin e Pergjithshem, strukture kjo ne varesi te Kryeministrise dhe kreut te qeverise, Sali Berisha. Por, edhe pa ndodhur ngjarja e Gerdecit me 15 mars, kreu i republikaneve ka deklaruar se segmente te caktuara brenda Partise Demokratike po perpiqen te sulmonin partine dhe ministrine qe ai drejtonte. Nga ana tjeter, mosmarreveshje mes dy forcave politike ne menyre te vazhdueshme ka pasur ne lidhje me ligjet e kthimit dhe kompensimit te pronave dhe atij te legalizimeve. Keshtu, ne lidhje me ndryshime te vecanta ne keto ligje, republikanet nuk kane ngurruar te kercenojne PD-ne edhe me largimin e tyre nga koalicioni.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›