E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtaret e Mbrojtjes, hetim dhe per kontrabanden

Dy zyrtaret e Ministrise se Mbrojtjes te arrestuar per korrupsion, dyshohet se kane marre nje ryshfet prej 50 mije eurosh. Pervec akuzave te mitmarrjes, shperdorimit te detyres dhe shkeljeve, ata do te hetohen edhe per kontrabande te lendeve plasese nga jashte vendit, pasi gjate mbikeqyrjes se hyrjes se sasive te nitratit apo dinamitit, kane lejuar deklarimin e sasive me te vogla nga ato reale, duke marre edhe para nen dore. Prokuroria ka ne dore pergjimet e kryera dhe do te perpiqet te faktoje perfshirjen ne 25 raste me dy mije euro secili, kur dy te arrestuarit, Shkelzen Madani dhe Kadri Suli, kane abuzuar ne lidhje me importimin e lendes plasese, e cila ishte nitrat. Kontrata e nenshkruar me kompanine e rruges Durres-Kukes, “Bechtel-Enka”, ka qene kryesorja mes dy kompanive te Aurela Cotas, perfaqesuese e shoqerise “Nitromak Albania” sh.p.k. dhe Ferdinant Hodo, administrator i shoqerise “Geoconsult sh.p.k”, te arrestuar.

Dy firmat, njera ne Tirane dhe tjetra ne Elbasan, perdornin si magazina depot e ushtrise ne Borizan te Krujes dhe ne Mjekes, qe, sipas policise, merreshin me cmime te uleta dhe perdoreshin si pika grumbullimi. Ndaj te arrestuarve jane ngritur akuzat e korrupsionit aktiv dhe pasiv, nderkohe qe pritet te nisin hetimet dhe per akuzen e kontrabandes, me mallra qe perdoren per shperthime civile. Operacioni i koduar “NITROMAK” vuri ne pranga Shkelzen Madanin, drejtor i Drejtorise se Menaxhimit te Instalimeve dhe te Burimeve ne Ministrine e Mbrojtjes, i cili jepte lejet e kalimit te dogane te lendes plasese. Po keshtu dhe Kadri Suli, me graden kolonel, komandant i brigades se furnizimit ne strukturat e forcave te armatosura, i cili jepte lejet per dy magazinat ku depozitoheshin lendet plasese, qe silleshin nga vende te ndryshme, si Turqia, Bullgaria, Kosova etj. Nitrati sillej nga keto vende dhe ne Shqiperi perzihej me naften, qe formonte lenden shperthyese, ne formen e dinamitit dhe me pas shitej ne firmen qe merret me ndertimin e rruges Durres-Kukes, si dhe te guroreve. Burimet zyrtare thane se Aurela Cota eshte perfaqesuese e shoqerise “Nitromak Albania” sh.p.k. me qender ne Turqi, nen emrin “Nitromak”, e cila ka sjelle ne portin e Durresit sasi te medha dinamiti, per firmen “Enka”, qe se bashku me firmen amerikane “Bechtel”, merren me ndertimin e tunelit te rruges Durres-Kukes.

Dy administratoret e firmave jane vene ne pranga, pasi akuzohen se kane korruptuar dy zyrtaret e Ministrise se Mbrojtjes, pjese dhe e Forcave te Armatosura, te cilet kane rene “viktima”. Burime zyrtare thane dje, per gazeten “KJ”, se shoqerite private te importit te lendes plasese, qe perdoret per qellime civile, behej ne menyre te ndryshme. Nga disa qindra tone qe vinin ne Portin e Durresit, ne dokumente figuronte vetem gjysma e asaj qe ndodhej ne anije. Nderkaq, qe per gjysmen e sasise, e cila deklarohej, paguhej zhdoganimi sipas ligjeve ne fuqi. Kurse per pjesen tjeter, e cila nuk deklarohej ne dogane, paguhej nje ryshfet prej 2 mije eurosh ndaj dy zyrtareve te Ministrise se Mbrojtjes, te cilet benin te mundur kalimin e lendes shperthyese, e cila me pas dergohej per t’u shitur. Ne pranga ne fundjave pas pergjimit katermujor dhe denoncimit te dy firmave, kane rene Shkelzen Madani, drejtor i Drejtorise se Menaxhimit te Instalimeve dhe te Burimeve ne Ministrine e Mbrojtjes, Kadri Suli, kolonel, komandant i brigades se furnizimit ne strukturat e forcave te armatosura, Aurela Cota, perfaqesuese e shoqerise “Nitromak Albania” sh.p.k. dhe Ferdinant Hodo, administrator i Shoqerise “Geoconsult sh.p.k”. Operacioni eshte bere nga njesia kunder krimit ekonomik dhe korrupsionit prane Prokurorise se Tiranes, ne bashkepunim dhe me policine. Agjentet kane bllokuar edhe disa dosje ne zyrat e ushtarakeve, qe dyshohet se permbajne procedurat e perzgjedhjes se firmave per licencat qe rinovoheshin cdo vit me Ministrine e Mbrojtjes per importin dhe shperndarjen e lendeve plasese me qellim punimet ne miniera, gurore dhe ndertimin e rrugeve.

Denoncimi qe coi ne pranga zyrtaret

Hetimet ndaj kater personave qe jane vene ne pranga kishin nisur me shume se kater muaj me pare, pas disa te dhenave te marra ne rruge operative nga efektivat e policise. Por fillesa e investigimit eshte bere ankesa e firmes amerikane qe nderton rrugen Durres-Kukes, “Bechtel” dhe me pas denoncimi i pronarit te nje firme guroreje, se i kishin kerkuar para kundrejt licences per perdorim te dinamitit. Hetimet jane zhvilluar njekohesisht nga policia dhe nga Task-Forca e Prokurorise se Tiranes, qe kane cuar ne pranga kater personat e vene nen akuze per disa vepra penale. Ne pranga rane, drejtori i Drejtorise se Menaxhimit te Instalimeve dhe te Burimeve, Shkelzen Madanin, komandanti e brigades se furnizimit ne strukturat e forcave te armatosura, Kadri Suli, perfaqesuesi i shoqerise “Nitromak Albania” Sh.p.k., Aurela Cota, si dhe administratori i shoqerise “Geonconsult”, Ferdinant Hodon. Sipas policise, ndaj te arrestuarve ka prova, se duke bashkepunuar me njeri-tjetrin ne kembim te parave kane realizuar dhenien e lejeve qe akordon Ministria e Mbrojtjes ne fushen e menaxhimit te mallrave ushtarake. Akuzat e ngritura jane ato te korrupsionit pasiv dhe aktiv ne sektoret shteterore dhe private. Prej dites se djeshme ka nisur dhe shqyrtimi i dokumenteve te sekuestruara ne zyrat e ushtarakeve te ndaluar ne fundjave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›