Madhi: PD te hape dosjet e sigurimit
Hapjen e dosjeve e kerkojne dhe republikanet, te cilet nuk kane ngurruar te shprehen se duhet te jete PD nismetarja e berjes se ligjit per perjashtimin e politikaneve spiune nga politika. Keshtu, kjo parti e koalicionit qeverises shprehu diten e djeshme edhe qendrimin e saj pro hapjes se dosjeve per evidentimin e ish-sigurimsave te shtetit qe vazhdojne sot te kene poste drejtuese ne politike dhe ne administrate. Ne nje prononcim per mediat, kreu i Grupit parlamentar te Partise Republikane, Arian Madhi, deklaroi se PR ishte e bindur qe hapja e dosjeve duhej te kryhej sa me shpejt te ishte e mundur. Sipas tij, republikanet do te marrin pjese aktivisht ne kete proces dhe ata jane te hapur per transparence, duke paralajmeruar ne kete menyre dhe voten pro te tyre per kete proces, teper te kerkuar dhe nga organizmat nderkombetare dhe konkretisht KE. "Ne republikanet jemi deklaruar plotesisht per te bere nje proces transparence ne kete drejtim, ne perputhje me te gjithe rekomandimet e nderkombetareve", deklaroi dje kreu i Grupit parlamentar te PR-se. Sipas Madhit, jane paraqitur ne Kuvend drafte ligjore, nepermjet te cilave kerkohet hapja e dosjeve per ish bashkepunetoret e sigurimit te shtetit. Tre te tilla, perkatesisht te PD, PS dhe PDK kane kohe qe "flene" ne Kuvend, pavaresisht se ne cdo kalendar trejavor ato jane futur ne axhenden e Kuvendit per diskutim. "Ne momentin ku do te behet programimi dhe diskutimi per to, ne patjeter qe do te japim kontributin tone", thekson Madhi ne lidhje me nje ceshtje shume te debatueshme, sic eshte ajo e hapjes se dosjeve. Por, PR shprehet se, duke qene se PD eshte partia me e madhe ne mazhorances, duhet te jete ajo iniciatore e nje ligji te tille. Pak dite me pare edhe demokristianet, aleate te demokrateve ne qeverisje, kerkuan hapjen e menjehershme te dosjeve per bashkepunetoret e ish-sigurimit te shtetit. Nepermjet nje konference per shtyp, kreu i Grupit parlamentar te PDK-se, Ndue Shpani, deklaroi se Kuvendi nuk mund ta shtynte me shume kete ceshtje, por duhet te niste sa me pare diskutimin e drafteve ku parashikohet edhe hapja e dosjeve. Perfaqesuesit i deputeteve demokristiane shprehu shqetesimin e tij per faktin se, ndonese PDK prej me shume se nje viti kishte depozituar ne Kuvend nje draft per hapjen e dosjeve, perseri ende asnje hap nuk ishte ndermarre ne kete drejtim. Po keshtu, kreu i Grupit parlamentar te Partise Demokristiane, nuk ngurroi te theksonte se ne Kuvend ndodhen deputete, te cilet kane qene pjese e ish-sigurimit dhe per pasoje hapja e dosjeve nuk eshte e favorshme per ta. Madje, Shpani deklaroi se deputetet me dosje kane qene me aktivet edhe ne luften kunder PDK-se. Pak kohe me pare, ministri demokristian i Shendetesise, Nard Ndoka tha se ish-sigurimsat gjenden edhe ne radhet e ministrave. Kuvendi pritet qe ne javet e ardhshme te marr ne shqyrtim edhe draftet e partive per hapjen e dosjeve.
Biberaj: Ish-bashkepunetoret, ne dy krahet politike
Deputeti i Partise Demokratike, Aleksander Biberaj, deklaroi pak dite me pare se mendonte se ish-bashkepunetoret e sigurimit te shtetit ishin te shumte edhe ne radhet e politikes. Sipas Biberajt, ky konkluzion i dilte nga fakti qe, ndonese prej me shume se nje viti eshte kerkuar hapja e dosjeve, ende Kuvendi nuk e ka shtruar per shqyrtim kete ceshtje shume te rendesishme. Sipas Biberajt, nuk perjashtohej mundesia qe ish-sigurimsat te ishin te shumte edhe ne radhet e te djathtes aktuale, por qe duheshin perjashtuar nga politika sipas kerkeses se KE.
Starova: Te vonuar per ligjin kunder "Spiuneve"
Kryetari i Bashkimit Liberal Demokrat, Arjan Starova, deklaroi diten e djeshme se politika ishte shume e vonuar ne procesin e hapjes se dosjeve per bashkepunetoret e ish-sigurimit te shtetit. Sipas tij, politika duhet te nxitoje ne lidhje me kete ceshtje edhe per faktin se hapjen e dosjeve e ka detyrim per qytetaret.
"Ky proces duhet te ishte bere prej kohesh dhe do te ishte me e mira qe te mos humbej me kohe ne kete drejtim, sepse keto dosje, jane pjese e nje debati publik, e nje pakenaqesie dhe eshte nje detyre dhe nje shqetesim i politikes se vertete shqiptare", deklaroi Starova ne nje prononcim per mediat. Por, ai deklaroi se tashme kjo nisme ishte ne duart e Kuvendit dhe pro hapjes se tyre ishte prononcuar disa here edhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Kreu i PBLD-se theksoi se, meqenese ne Kuvend jane tre drafte te depozituara per te kete ceshtje, i takonte Partise Demokratike si partia me e madhe ne vend te niste edhe ligjin per hapjen e dosjeve te ish-bashkepunetoreve te sigurimit te shtetit. Dy vjet me pare, Kuvendi ka miratuar edhe nje rezolute per krimet e komunizmit dhe ne kete rezolute parashikohet edhe hapja e dosjeve.