E Shtunë, 31 Tetor 2026

Madonna nxjerr kostumet në shitje

Madonna ka planifikuar ti nxjerr në shitje të gjitha kostumet e turneut të saj ‘MDNA’ në mënyrë që të përfitojë para për ti dhuruar për të gjithë ata që pësuan nga uragani ‘Sandy’.

Uragani, i cili në vitin që lamë pas vrau 253 persona në Amerikë, ka shkaktuar dëme që arrijnë shumën miliona dollarë sidomos në New Jersey dhe New York City.


Pas kësaj katastrofe natyrore, 54-vjeçarja i ka vizituar disa nga zonat e prekura. Ajo gjithashtu i ka lutur fansat e saj të dhurojnë para për ti ndihmuar të gjithë ata persona që kanë pësuar.

Madona nuk është e vetmja që ka kontribuar. Aktorja, Kristen Stewart e ka nxjerrë në shitje fustanin që pati veshur gjatë premierës së sagës Twiligjt, ‘Breaking Dawn 2'.

Chris Martin, Sir, Kanye West, The Rolling Stones, Bruce Springsteen, Jon Bon Jovi, Sarah Jessica Parker dhe Selena Gomez janë disa nga të famshmit e tjerë që kanë kontribuar për të prekurit e ‘Sandy-t’./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›