Kosovarja pëson në aksident, policia zvicerane heshtë

Një emigrante nga Kosova, Akile K, 51 vjeç, ka pësuar në një aksident komunikacioni në qytetin Wohlen të Zvicrës. Edhe pse ajo u godit nga një makinë dhe pësoi lëndime të rënda, policia zvicerane po fshehë rastin dhe nuk ka denoncuar autorin që ka përplasur me makinën e tij, qytetaren e Kosovës.
Sipas burimeve për pc-netz, policia zvicerane po heshtë, pasi që bëhet fjalë për një person të rëndësishëm ‘Vip’. Por, familjarët kanë reaguar duke kërkuar zbardhjen e aksidentit dhe nxjerrjen e autorit të saj para drejtësisë.
Burri i Akiles, 56 vjeçari Beqir K. shpjegon se bashkëshortja e tij ishte duke kaluar rrugën në vendin ku kalojnë këmbësorët për të blerë disa gjëra në “Migros” për darkë, raporton ina.
E ditur është se Mercedesi i cili shkeli Akilen është një person nga i njëjti qytet, por që është një i pasur dhe personalitet publik i këtij qyteti. Familja e saj kritikon thellë policinë për mosinformimin dhe shpjegon qartë se këtë ka bërë policia vetëm se ajo ishte shqiptare ndërsa në anën tjetër mbrojti personin q ë ka kryer këtë vepër./Indeksonline/