E Shtunë, 31 Tetor 2026

Madonna xheloze ne vajzen e saj

Kengetarja e famshme Madonna, e cila mbushi 50 vjet ne gushtin e vitit te kaluar, mendohet se eshte ziliqare per rinine dhe hijeshine e Lourdes, vajzes se saj 12-vjecare. "Mendoj se Madonna nuk mund ta pranoje qe Lourdes po shnderrohet ne nje adoleshente te bukur. Ajo eshte ziliqare ne rinine dhe pamjen e saj. Ajo e di se Lourdes do te behet e mrekullueshme dhe do te terheqe vemendjen e gjinise se kundert", ka thene nje burim i afert per revisten "OK". Duke ditur shijen e Madonnes per djelmoshat e rinj, eshte vetem ceshtje kohe kur ata do te fillojne te dalin me meshkuj te te njejtes moshe. Kjo eshte shqetesuese. "Se fundi ajo nuk e ka lene vajzen te shkoje ne parukeri. Mbase nuk deshiron qe vajza e saj te duket me mire se ajo", ka shtuar burimi.

Take That: "Na mblodhi Smirnof"

Grupi "Take That" ia ka atribuuar rikthimin e sukseseshem te tyre, nje nate dehje te rende dhe disa gotave me vodka. Bendi i djelmoshave pati sukses te madh ne Britani deri ne vitin 1996 kur u nda nga Robbie Williams, i cili ndoqi karriere si solist. Por, dhjete vite me vone, anetaret Gary Barlow, Jason Orange, Mark Owen dhe Howard Donald kane riformuar grupin duke shitur te gjitha biletat e turneut dhe duke leshuar edhe albume te reja. Por kjo ka ndodhur pas nje dehje te rende, gjate xhirimeve te dokumentarit "Take That: On The Record". "Ne u bashkuam per te bere dokumentarin dhe per te biseduar se cfare kishte ndodhur dhe ku ishim tani. Dhe nje nate, une Gary dhe Howard dolem per te pire dhe cuam disa gota dhe thame, 'Ne mund ta bejme'! Ishte Smirnoff arsyeja", ka zbuluar Owen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›