Durres, 114 kompjutere per shkollat e mesme e 9-vjecare
Ministria e Arsimit ka dhuruar per 64 shkolla 9-vjecare dhe 15 shkolla te mesme ne rrethin e Durresit 114 kompjutere. Pajisjet kane mberritur nje dite me pare, nderkohe qe nga ana e specialisteve po punohet per instalimin e tyre. Ky program do te hape dyert per mundesi te reja zhvillimi, per sa i perket teknologjise se informacionit, duke siguruar edhe standarde te larta ne arsim. Ndersa pas futjes se kompjutereve, interneti pritet te instalohet ne muajin mars te po ketij viti. Drejtues te shkollave ne Durres, pohojne se kompjuterizimi si dhe instalimi i internetit te shkollat e qytetit, mbetet nje domosdoshmeri e nevojshme, ndersa sistemi i kompjuterizuar do t'i afroje studentet virtualisht, me informacionin me te fundit studimor shkencor. Objektivi kryesor i programit te vendosjes se laboratoreve te informatikes apo kompjutereve, i ndermarre nga DAR Durres si dhe MASH, sherben per krijimin e mjediseve ku nxenesit e zonave urbane dhe rurale te aftesohen dhe te perftojne njohuri, ne fushen e teknologjive te informacionit.