E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maduro: Te shkrihen pasurite e Al Kadi

Tirane - Anulimi i rregullores per ngrirjen e fondeve te Yassin Abdullah Kadi eshte mbeshtetur edhe nga Avokati i Pergjithshem i Gjykates Evropiane te Drejtesise, Poiares Maduro. Pas vendimit te Prokurorise se Zvicres, Maduro ka bere te ditur se drejtesia duhet te hedhe poshte gjykimin e meparshem te Gjykates se Shkalles se Pare dhe te anuloje rregulloren e kundershtuar te ngrirjes per pjesen qe lidhet me Al Kadi. Deklarata eshte percjelle nga administratori i sheikut arab, Hamzeh Abu Rayyan, diten e djeshme. Sipas Maduro, drejtuesit te Avokatit te Pergjithshem ne Gjykaten Evropiane, pas pushimit te ceshtjes nga Zvicra, biznesmeni saudit u ka kerkuar edhe vendeve te tjera te heqin ngrirjen e aseteve te vendosur qe prej tetorit 2001 nga Thesari Amerikan dhe OKB-ja. Al Kadi ka pretenduar gjate shtate viteve te fundit se nuk eshte i lidhur me organizaten terroriste

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›