Maduro pasardhës i Chavez, fiton zgjedhjet në Venezuelë
Nicolas Maduro, është shpallur fitues i zgjedhjeve presidenciale në Venezuelë, pasi mundi me 50.8% të votave kundërshtarin e tij Henrique Capriles, i cili kishte 49.1% të votave.
Komisioni Zgjedhor bëri të ditur se pas numërimit të votave nga zgjedhjet e së dielës, del se dallimi mes dy kandidatëve është 300.000 vota.
Maduro që është pasardhësi i Hugo Chavezit, tha se mirëpret një rinumërim të votave për të hequr të gjitha dyshimet për fitoren e tij.
Para shpalljes së rezultateve, Capriles ka ngritur dyshime se qeveria po bën komplot për tia mohuar fitoren atij.
Fushata e Maduros ishte përqendruar në premtimin e vazhdimit të asaj që i ish-presidenti Chavez e quante socializimi i shekullit XXI, me shpenzime enorme qeveritare për të varfrit dhe kontrollin shtetëror mbi ekonominë.
Capriles, ndërkaq, aludonte se regjimi i presidentit të ndjerë e ka vënë Venezuelën në rrugë drejt fundosjes. Chavez ndërroi jetë një muaj më parë pas një beteje të gjatë me kancerin.
15 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
Maduro pasardhës i Chavez, fiton zgjedhjet në Venezuelë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email