Mafia bllokohen pronat e Prudentino

Po ashtu e njejta prokurori ka vendosur sekuestro edhe ne lokalin Gelateria piazza Italia e cila sikurse edhe nje agjenci lojrash fati ne kete qytet i jane marre me qera nga Prudentino vlonjatit Artur Shehu qe aktualisht eshte me banim ne Amerike.
Duke qene se Albino Prudentino u arrestua ne qytetin e Vlores task forca e kesaj prokurorie nisi hetimet ndaj italianit per pastrim parash duke kryer njekohesisht edhe verifikimet per prona te mundshme nese i shume kerkuari nga drejtesia italiane posedonte te tilla nen identitetin e tij apo te familjareve te tij.
Ne Vlore burime te sigurta te TCH pohojne se deri me tani ai nuk rezulton te kete prona. Madje as lokali dhe as agjencia e lojrave te fatit nuk jane nen emrin e tij por jane te rregjistruara si prona te vlonjatit Shehu.
Pas pothuajse gjashte muajsh qendrim ne qytetin bregdetar Prudentino i kishte marre me qera keto dy ambjente ne Vlore qe ne fund te muajit qershor kundrejt nje pagese mujore prej 20 mije leke ne muaj sipas nje kontrate te firmosur per afatin e nje viti.
Por burime te prokuorise e komentuan sekuestrimin e lokalit ne Vlore si nje sekuetsro te aktivitetit te Prudentino derisa te perfundojne te gjitha verifkimet ne kuader te ketyre hetimeve te nisura.
Nderkohe mesohet se prokuroria e Vlores ka derguar nje liste per te verifikuar nese Prudentino ka apo jo prona ne emer te tij apo te te birit Angelo Prudentino ne kryeqytet.
Deri me tani flitet jozyrtarisht se bosi italian ka tre prona ne Tirane dhe qe te treja jane agjenci bastesh.
Jozyrtarisht nga organi qendror i akzues mesohet se per Angelo Prudentiono se bashku me dosjen e tij antimafia e Leces ka derguar edhe nje kerkese per verifikimin dhe sekuestrimin e pronave te tij qe nese do gjenden qe jane ne emrin e te shumekerkuarit do te duhet te sekuestrohen me ligjin e ri antimafia.
Nje dite pas arrestimit te te atit Angelo mesohet se shiti pjesen e tij te aksioneve ne nje kompani bastesh per ti shpetuar sekuestrimit.