E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan vdes ne aksident agjenti i policise

Nje aksident rrugor me pasoje vdekjen e nje agjenti policie eshte regjistruar para pak castesh ne qarkun e Elbasanit.

Lajmin e bejne te ditur burime prane policise rrugore sipas te cilave polici Qerim Vrapi 45 vjec ka humbur jeten si pasoje e perplasjes se dy makinave.

Sipas burimeve makina me te cilen po udhetonte Vrapi eshte perplasur me nje automjet tjeter tip furgon duke i shkaktuar atij vdekjen e menjehershme.

Nga perplasja e forte e ndodhur ne fshatin Pavoje ka mbetur i plagosur agjenti tjeter i policise Avni Baja i cili po udhetonte bashke me Vrapin.

Burimet shtojne me tej se uniformat blu te mbledhura ne vendin e ngjarjes po hetojne per zbardhjen e shkaqeve te aksidentit tragjik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›